Ndodhet në hyrje të plazhit të Velipojës, 100 m nga rruga kryesore dhe 100 m nga bregu i detit. Hoteli është 6 katësh dhe ka 22 dhoma me kapacitete të ndryshme për 5, 4 dhe 2 persona. Në mjediset tona ju do të gjeni një larmi alternativash si dhe një staf të kualifikuar dhe të përgjegjshëm i cili do jetë në shërbimin tuaj për 24 orë. Qetësi dhe komoditet, ujë dhe drita pa ndërprerje janë të garantuara, për pushuesit e hotelit ofrojmë lavanderi të posaçme.